Ky është ‘dështaku’ që pritet të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës

Trajneri zviceran, Bernard Challandes prite të jetë përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Sipas mediave zviceriane, Challandes do të jetë zëvendësuesi i Muharrem Sahitit në stolin e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan GazetaBlic

Gjatë tërë karrierës së tij, Callandes ka fituar vetëm dy trofe, atë të kampionit të Zvicrës 2008/2099 me Zurich dhe Kupës e Zvicrës 2010/2011 me Sion.

Bernard Challandes ishte trajner i ekipit kombëtar të futbollit nën-21 vjeç të Zvicrës dhe ai ishte menaxher i Zürich nga viti 2007 deri më vitin 2010.

Më 28 maj 2010, ish trajneri FC Zurich, Servette dhe Young Boys nënshkroi për FC Sion.

Më pas me 30 mars 2015, Challandes u zyrtarizua si trajner i ekipit kombëtar të futbollit të Armenisë.

Gjatë kohës në Armeni, Challandes kishte vetëm 1 barazim dhe pesë humbje.

Pas gjithë këtyre aventurave, Challandes është tashmë skaut i klubit më të madh zvicerian, Basel