FOTO/Skandal seksual tek Interi/ Uanda Nara tradhton Mauro Icardin me shokun e skuadrës, Brozoviç

Shtypi italian përfshin Uanda Nara, gruan e Mauro Icardit, në një skandal seksual, një çështje tradhtie të dyshuar me lojtarin e Interit Marcelo Brozoviç, por ajo mohon dhe kërcënon se do t’i hedhë në gjyq.

Duket se gruaja e sulmuesit argjentinas nuk i shpëton polemikave. Që nga ndarja e saj nga ish-lojtari i Barcelonës, Maxi López, Uanda Nara është bërë një nga personazhet më të ndjekura, si nga shtypi i vendit të saj ashtu edhe nga mediat evropiane, shkruan Syri.net.

Modelja, i cili banon në Itali prej dhjetë vjetësh, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit, jo vetëm por polemikat në lidhje me ish-in e saj, por edhe për thashethemet e krizës në marrëdhënie me burrin e saj të tanishëm, Mauro Icardi, dhe madje edhe për shkak të dyshimeve për rolin e saj si një nëna e papërgjegjshme, të cilën ajo jo vetëm e mohoi, por kërcënoi se do ta denoncojë ata që e kanë shkruar këtë lajm.


Zëra për lidhjen me Brozoviçin

Skandali më i fundit përfshin Uanda Nara në një trekëndësh të ri dashurie me futbollistin kroat Marcelo Brozoviç, 25-vjeç, i cili është njëkohësisht edhe shok skuadre i burrit të saj tek Inter. Mesfushori, i cili është akuzuar nga “Corriere della Sera” për një lidhje jashtë martesore me gruan e Icardi, aktualisht është i martuar me Silvija Lihtar, me të cilin ka një vajzë me emrin Aurora, citon Syri.net.

Nga portalet e ndryshme italiane bëhet e ditur se ekziston një provë audio, e cila fakton tradhtinë e Uanda Naras dhe Brozoviçit, e cila po qarkullon ne rrjetin social UhatsApp.

Uanda Nara dhe Icardi kërcënojnë me gjyq

Pas deklarimit të një ditë më parë për ndërmarrjen e veprime ligjore kundër të gjithë atyre që e kishin akuzuar atë për të qenë një “nënë e keqe”, tani Uanda Nara ka përdorur llogarinë e saj zyrtare Twitter për të mohuar çdo tradhti të pretenduar dhe për të të bërë të qartë synimin për të mbrojtur nderin e saj dhe të Mauro Icardi, raporton Syri.net.