Atletico pas yllit spanjoll

Atletico Madrid po mendon për yllin e Villarreal, Samu Castillejo, sipas raportimeve të fundit.

“AS” raporton se Atletico dëshiron të zëvendësojë dy lojtarët e larguar, Yannick Carrasco dhe Nicolas Gaitan, përcjellë “Transferimet”.

Dyshja u transferua në Superligën Kineze duke iu bashkuar skuadrës së Dalian Yifang.

Castillejo besohet se ka klauzolë 20 milionë euro në kontratën e tij.