Arrihet marrëveshja, Barcelona zyrtarizon një mesfushor këtë javë (FOTO)

Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane, Gremio për mesfushorin e talentuar, Arthur.

Marcus, shef i kabinetit të Presidentit të Gremios, Romildo Bolzan e ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Barcelonën.

Ai tha se të dy skuadrat janë pajtuar për Arthur dhe pritet vetëm të zyrtarizohet kjo marrëveshje.

“Gjithçka është akorduar, shifra e transferimit është e përfunduar. Krejt çka ka mbetur është nënshkrimi i kontratave, që pritet të bëhet këtë javë”, tha Marcus për Mundo Deportivo.

Për shërbimet e Arthur skuadra e Barcelonës do të paguajë 40 milionë euro.