Ndeshje Championsi, ja si duhet t`i luani këto ndeshje sonte nëse dëshironi të bëhuni me euro

Sot nga ora 20:45 zhvillohen dy super ndeshje në Ligën e Kampionëve

Në stadiumin “Santiago Bernabeu” takohen dy skuadrat e forta evropiane, Real Madrid- PSG.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë atraktive dhe sulmuese nga të dyja skuadrat, shkruan Gazeta Blic

Duke i parë sulmuesit e PSG dhe formën e lartë që po e kalojnë Cavani, Neymar e Mbappe, sot pritet që skuadra e PSG, të shënojë gol apo gola në “Santiago Bernabeu” po ashtu Real Madrid nuk ka dështuar që moti që të mos shënojë gol në tempullin e saj.

Sipas shumë parashikimeve nëse dëshironi ta luani këtë ndeshje në bastore, G-G (gol -gol) është opsioni më i mirë, por edhe 3+ ka shumë gjasa të del.

Ndeshja tjetër luhet në “Dragao” skuadra portugeze Porto e pret skuadrën e Liverpoolit.

Liverpool këtë vit nuk ka pësuar as edhe një humbje në Champions dhe është favorite në këtë ndeshje. Duke e parë sulmin e tyre vrasës me Mane, Firmino e Salah një fitore e Liverpoolit është shumë e mundshme.