Kjo është kërkesa e Umtitit për Barcelonën

Samuel Umtiti dëshiron që Barcelona t’i paguajë rrogë të ngjashme më atë që ia kishte ofruar Manchester United para se të nënshkruante kontratë të re në “Camp Nou”, raporton Sport.

United shfaqi interesim për Umtitin, i cili ka klauzolë lirimi prej 60 milionë euro në kontratën e tij, në fillim të afatit kalimtar dimëror dhe ishte i gatshëm ta paguante qendërmbrojtësin 6 milionë euro në sezon, transmeton Express.

Përfaqësuesi francez është i lumtur në Barcelonë, e cila duhet tani të vendosë sa shumë të shpenzojë për Umtitin në tentim për ta siguruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri më 2024.