“Juventusi nuk do ta fitojë Champions Leaguen, përderisa në portë është Buffon”

Ish sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Basler, ka thënë se Gianluigi Buffon duhet të tërhiqet në fund të sezonit.

Ai gjithashtu ‘sulmoi’ portierin e Juventusit duke thënë se ka ardhur koha që ai të pensionohet, pasi me të në portë, Juve nuk do të fitojë kurrë trofeun e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic

Buffon u kritikua për golin e dytë të Tottenham Hotspur mbrëmë, i cili u shënua nga Christian Eriksen nga goditja e lirë.

“Gigi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm, por vjen koha kur çdo lojtar duhet të pranojë se është koha për t’u pensionuar. Me të, Juventusi kurrë nuk do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve”, tha ai.