Ja çfarë thotë Emery, për shkëmbimin Neymar – Ronaldo

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, nuk ka dashur të përfshihet në debatin nëse do ta ndërronte Neymarin me Cristiano Ronaldon, duke thënë se është shumë i lumtur që e ka yllin brazilian në skuadër.

Para ndeshjes së parë të PSG-së në 1/8 e filanes të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, Neymar – i cili kaloi te gjiganti i Ligë 1 për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro nga Barcelona vitin e kaluar – është lidhur me një transferim tronditës në “Santiago Bernabeu”.

Raportohet se Ronaldo mund të kalojë në PSG nëse ish-ylli i Barcelonës kalon në Madrid.

I pyetur nëse do ta ndërronte Neymarin me Ronaldon, Emery ka thënë: “Epo, kjo mund të jetë pyetje e vështirë apo e lehtë, varësisht sesi e sheh apo sesi unë dua t’i përgjigjem. Jam i lumtur që e kam Neymarin”.