“Çmenden” te Liverpool, 90 milionë euro për portierin e Serie

Liverpool ka pikasur një portier të ri nga Serie A. Mediat angleze raportojnë se menaxheri i “Reds”, Jurgen Klopp është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për portierin e Romës, Alisson.

Alisson ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, deri më tani gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga Liverpool. Tashmë pritet nëse në merkaton e verës do të bëhet e mundur një marrëveshje për të sjellë gardianin në Premier League. Sigurisht që 90 milionë euro për një portier është një shifër “e çmendur”.