41 persona të implikuar në kurdisje të ndeshjes (Foto)

Vetëm tani është duke u hetuar lidhur me kurdisjen e ndeshjes, në fundin e sezonit 2010/11 në La Liga në ndeshjen që vendoste për mbijetesë, ku përfshihen personat nga lojtarët e deri tek drejtuesit e klubeve.

Prokurorët spanjoll janë duke kërkuar burgim prej 2 vitesh dhe mospjesëmarrje në gara për gjashtë vite, për shumicën e 41 personave që dyshohet se janë të implikuar në kurdisje të përballjes Levante – Real Zaragoza.

Në këtë aferë përfshihen edhe presidenti asokohe i klubit të Zaragoza-s, Agapito Iglesias dhe drejtorët e klubit Paco Checka dhe Javier Porquera, të cilët në rast shpallen ta fajshëm, pritet të marrin dënimin më të lartë të caktuar.

Gjithçka filloi në vitin 2013, kur presidenti Augusto Cesar i Deportivo La Coruna, ekipi që pësoi nga kjo kurdisje dhe lojtarët Sergio Gonzalez e Javi Venta, denoncuan ndeshjen Levante – Real Zaragoza në Prokurorinë anti-korrupsion, të cilët pastaj hapën rastin, i cili u dërgua në gjykatën e Valencia.

Më vonë më 2015, kapiteni i Atletico Madrid, Gabi, i cili në atë luante për Real Zaragoza ofroi informacione dhe pranoi dorëzimin e zarfeve me para drejt presidentit të Zaragoza-s.Megjithatë edhepse autoritetet gjetën parregullsi pastaj në deklarimin e taksave të disa lojtarëve të Levante-s, me ç’rast vërehej se kishin pranuar para, ishte një gjykatës nga Valencia që e hodhi poshtë rastin, derisa u rihap përsëri këtë vit.

Në mbylljen e rastit asokohe, kishte ndikuar edhe dëshmia e gjyqtarit David Borbalan. Mirëpo ishte trajneri i Levante-s, Luis Garcia i cili di dëshmitarë implikoi persona, nga trajneri i Real Zaragoza, Javier Aguirre, lojtarë e deri tek drejtues të klubeve.Rasti pritet të rihapet përsëri, kurse më poshtë mund të shihni personat e implikuar, ndër ta edhe lojtari tani i Manchester United, Ander Herrera, edhe pse nuk dihet në çfarë cilësie do të jetë.