VIDEO / Messi “show” në stërvitjen e Barcelonës…

Shkëlqimi i Lionel Messi duket se nuk mbaron kurrë së habituri dhe sulmuesi i Barcelonës ka treguar të gjithë klasin e tij të jashtëzakonshëm në stërvitjen e sotme. Në një video të postuar në “Twitter”, klubi katalanas ka treguar të gjitha mrekullitë e 30-vjeçarit, mes të cilave një gol me roveshatë, krahas shumë gjërave të veçanta me këmbën e majtë. Ndoshta këto pamje janë nxjerrë nga “blaugranat” për të trembur Chelsea, kundërshtarin e ardhshëm në Champions League…