VIDEO/ Manchester City bën ‘Poker’ ndaj Bazelit, pret biletën për çerekfinale

Manchester City ka shkatërruar me rezultatin e pastër 0-4 bazelin në Zvicër, duke siguruar biletën për në fazën çerekfinale.

Qytetarët kanë shënuar 3 herë në pjesën e parë, dhe 1 gol me fillimin e pjesës së dytë.

Ka qenë Ilkay Gyndogan i cili ka shënbuargolin e parë ë minutën e 15-të, 3 minuta më pas Silva do të dyfishonte rezultatin, ndërsa pas5minutash Aguerro do të shënonte dhe golin e tretë, icili do të ishte dhe i fundit për fraksionin e parë të lojës.

Ndërkohë që futbollisti i kombëtares shqiptare, taulant Xhaka u ndëshkuame karton të verdhë.

Ndërsa  me fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Gyndogan i cili do të vuloste dhe golin e 4-të.

Pas dy javësh do të luhet takimi i dytë mes Cityt dhe Bazelit në Angli, e cila do të jetë një ndeshje thjeshtë për statistikë, pasi është thuajse e pamundur që Bazeli të bëjë përmbysjen e madhe.