Mediat italiane ‘shfrenojnë fantazinë’: Panucci ikën nga Shqipëria për një ekip i Serie A

“La Nuova Ferrara”, e përditshmja e qytetit të Ferrarës ku gjendet edhe ekipi i SPAL, e ka shfrenuar fantazinë me lajmin e publikuar sot, ku përmendej emri i trajnerit Christian Panucci, si një mundësi për të drejtuar stolin e SPAL-it, që është me një këmbë në Serinë B.

Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Christian Panuccit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvendës i Capelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali”, shkruan “La Nuova Ferrara”.