Liverpool gati 50mln për yllin e Leicester, nuk është Mahrez

Wilfred Ndidi mund të bëhet një objektiv veror për Liverpoolin, sipas raporteve.

Mesfushori i Leicester ka qenë i lidhur me një lëvizje të madhe në Anfield pasi Jurgen Klopp thuhet se ka mbetur i impresionuar nga shfaqjet e tij këtë sezon.

New Telegraph, një gazetë nga atdheu i Ndidit të Nigerisë, pretendon se Liverpool mund të depozitojë mbi 50 milionë funte për nënshkrimin e tij, transmeton Transferimet.net

Klopp thuhet të admirojë qasjen fizike të Ndidit në lojë.

Ndidi, 21 vjeç, ka luajtur më së shumti nga 90 minuta në Premier League këtë sezon.