Kush eshte klubi shqiptar që do dënohet 10 vite nga UEFA?

Prej kohësh në ambientet futbollistike në vend po flitet gjithmonë e më shumë për një dënim të rëndë në adresë të një prej klubeve të Kategorisë Superiore, madje kanë nisur të aludohen edhe emrat e parë në lidhje me këtë temë. Megjithatë zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim nga institucioni Europian apo ai shqiptar i futbollit dhe duhet pritur.

I vetmi që deri në këto momente ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje është Eduard Prodani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së. Ai ka dhënë dy detaje të reja që deri më tani nuk diheshin. I pari është fakti se dënimi është 10 vjeçar, por nuk nuk dihet nëse është për të marrë pjesë në ndeshjet Europiane apo në kampionatin vendas dhe detaji i dytë që bashkë me periudhën e gjatë të dënimit, klubi në fjalë do të ketë edhe një gjobë prej 1 milion eurosh.

Por, deri në momentin që do të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, gjithçka do të jetë në fazën e aludimeve.