Komandati legjendar Adem Jashari, e shikonte çdo ndeshje të këtij klubi!

Sekretari i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1995), Sejdi Mërkoja dhe ish gjyqtari Ismail Kasumi, kujtuan kohërat e ndryshme sidomos më të vështira të periudhës së kohës së okupimit. Ata kujton një rast që dot nuk iu hiqet nga mendja.

Sipas gjyqtarit Kasumi, komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, ka qenë prezent në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar klubi futbollistik Drenica.

Gjyqtari i njohur, Kasumi ka deklaruar se Adem Jashari vizitonte stadiumin e Drenicës për t’i shikuar ndeshjet e klubit futbollistik të vendit të tij.