FOTO/ “Zemër ç’do të bëjmë për Shën Valentin?”, supersfida e Champions League fut në sherr dy të dashuruarit

Nesër në orë 20:45, do të luhet supersfida e Champions League mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain. Të gjithë dashamirësit e futbollit e presin me padurim këtë takim që do të mbërthejë para televizioneve miliona njerë në mbarë botën.

Por, e veçanta është se kjo ndeshje përkon pikërisht në ditën e “Shën Valentinit”, festën e të dashuruarve. Në rrjetet sociale qarkullon një foto, ku një çift flasin së bashku dhe diskutojnë se çfarë do të bëjnë nesër.

Në momentin që vajza mrekullohet nga planet e djalit teksa i përmend Madrid dhe Paris, ajo befasohet kur ai i thotë: “Vetëm mos harro birrat se nesër mbrëma luan Real Madrid – PSG”.