Chelsea – Barcelona, kjo është shuma marramendëse e biletave të ndeshjes

Chelsea i ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, e cila do të luhet në “Stamford Bridge” më 20 shkurt 2018, dhe ato nuk janë aspak të lira.

Bileta më e lirë për këtë takim është 100 euro, kurse më e shtrenjta kap shifrëm e 1000 eurove, shkruan GazetaBlic

Mediat britanike kanë raportuar se për këtë takim është një interesim i jashtëzakonshëm.

Sipas tyre stadiumi i Chelseat, ”Stamford Bridge” do të jetë i stërmbushur edhe pëkundër faktit se biletat kanë një çmim shumë të lartë.