Liverpool me një përforcim të madh nga Tottenham

Përforcimi i parë i Liverpoolit në afatin kalimtar të verës mund të vijë nga Tottenham.

Sipas ‘Liverpool Echo’, Liverpool është vënë në gjurmët e mesfushorit danez, Christian Erkisen.

Kjo marrëveshje mund të materializohet shumë lehtë nëse Spurs dështojnë të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Tottenham aktualisht renditet në vendin e katërt në Premierligë.