ZYRTARE: Ky futbollist largohet nga Napoli

Chievo ka zyrtarizuar transferimin e Emanuele Giaccherinit në huazim nga Napoli.

“A.C ChievoVerona komunikon transferimin e Emanuele Giaccherini të Napolit. Ai do të bartë numrin 17 në fanellë dhe do të jetë në dispozicion për Rolando Maran për seancën e parë stërvitore në Veronello me ChievoVerona.” shkruhet në deklaratë.

Giaccherini ishte në Napoli që nga viti 2016 dhe ka bërë vetëm 5 paraqitje në të gjitha garat.