E kryer: Ibrahimovic largohet nga Manchester United, befason me klubin e ri

Zlatan Ibrahimovic ka pranuar një marrëveshje për t’u bashkuar me LA Galaxy tre javë më parë, sipas mediave në Francë.

E ardhmja e Ibrahimovic në Manchester United ka qenë në dyshim që pas rikthimit nga lëndimi, shkruan GazetaBlic

Ish ylli i Barcelonës dhe Interit është lidhur me një lëvizje në Amerikë edhe në të kaluarën, por tashmë ai mund të largohet edhe përfundimisht nga ‘Djajtë e Kuq’.

Gazeta franceze “L’Equipe” pretendon se ai ka arritur marrëveshje për t’u bashkuar me Galaxy.

Sipas tyre, Ibrahimovic do t’i bashkohet La Galaxy në mars, atëherë edhe kur fillon sezoni i ri në MLS.

Gjithashtu edhe trajneri i Manchester United, Jose Mourinho tha se Ibra mund të largohet nga Manchester United.