Ronaldo akoma edhe më pranë largimit, Reali jep këtë lajm të hidhur

Pas përfundimit të sezonit, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi portugez ka mosmarrëveshje të thellë me presidentin e klubit, Florentino Perez i cili nuk dëshiron të rinovojë kontratën me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Numri një i “Los Blancos” ka vendosur të mos i ofrojë Ronaldos mundësinë e nënshkrimit të kontratës së re në “Santiago Bernabeu” me kushte të përmirësuara financiare, të kërkuara nga futbollisti.