Objektivi i Arsenalit përfundon në Liverpool

Objektivi i Arsenalit, Malcom, mund të transferohet në Liverpool, ka thënë sot trajneri i Bordeaux, Jocelyn Gourvennec, raporton The Sun.

Sulmuesi brazilian i Bordeaux pritej t’i bashkohej Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit, por tani trajneri i tij ka lënë të kuptohet se ai mund ta hedhë poshtë mundësinë për të kaluar te “Topçinjtë”,

Kjo sepse ai e parapëlqen transferimin në “Anfield”.

“Ai po e pyet veten se cila është gjëja më e mirë për të, për të ardhmen e tij. Është e logjikshme”, ka thënë Gourvennec.

“Nëse Liverpooli të kërkon të jesh pjesë e tij, atëherë natyrisht që shkon”, ka shtuar ai.