Zbulohet klubi dhe paga marramendëse e Sanchezit tek klubi i ri

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez është shumë pranë largimit nga Arsenal.

Alexis Sanchez nuk është ftuar në ndeshjen ndaj Bournemouth dhe tashmë largimi i tij nga Arsenal në janar është i pashmangshëm, shkruan GazetaBlic.

Sipas gazetarit italian, Di Marzio, Alexis Sanchez është pranë transferimit tek skuadra tjetër e Premierligës, Manchester United.

Di Marzio zbulon se Alexis Sanchez ka rënë darkord me klubin e Jose Mourinhos për një transferim në afatin e janarit.

Gjithashtu italiani zbulon se Sanchez do të përfitojë 400 mijë funta në javë.