Inter propozon një mega-shkëmbim lojtarësh me Atletico Madrid

E ardhmja e Joao Mario dhe Marcelo Brozovic tek Interi është në dyshim, ndaj dhe klubi ziklatër është gati t’i largojë të dy lojtarët që në merkaton e dimrit. Por vështirësi paraqet transferimi i kroatit, kartoni i të cilit rëndon jo pak në bilancet e Interit, që gjithashtu kërkon përforcime për pjesën e mbetur të sezonit. Të dy futbollistët janë propozuar që të luajnë në La Liga dhe skuadrat ku zikaltërit kërkojnë t’i shesin janë Atletico Madrid e Seviglia.

 

Të dy futbollistët janë propozuar që të luajnë në La Liga dhe skuadrat ku ziklatërit kërkojnë t’i shesin janë Atletico Madrid e Seviglia

Një objektiv aspak i lehtë, ndaj dhe Interi kërkon e propozon një shkëmbim, për të sjellë në Milano lojtarë si Correa apo Gaitan, që pëlqehen shumë nga trajneri Luciano Spalletti. Ndërkohë që, një emër i tretë që mund të përfshihet në këtë shkëmbim lojtarësh është ai i Carrasco, që në ndeshjen e fundit është lënë në tribunë nga trajneri Simeone. Për momentin skuadra zikaltër po bën disa sondazhe nëse këto lëvizje mund të realizohen dhe ende nuk ka dalë me propozime konkrete.