Ylli i Boca Juniors kërkohet nga Liverpool, Manchester City dhe Arsenal(VIDEO)

Arsenal i është bashkuar Liverpool-it dhe Manchester City-t, në garën për transferimin e Cristian Pavon, raporton Daily Mail.

21 vjeçari ka zgjuar vëmendjen e kontinentit të vjetër, me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Boca Juniors këtë stinor.

Madje, loja e tij është krahasuar edhe me atë të yllit aktual të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Pavon thuhet të ketë një klauzolë prej 27 milionë funtesh, dhe pritet që të futet në listën e Jorge Sampaolit për Kampionatin Botëror 2018.