Messi apo Ronaldo? Fenomeni: Ja lojtari më i mirë në botë

Ish-lojtari i Real Madridit, braziliani Ronaldo ka folur për futbollistin më të mirë në botë.

Braziliani së fundi është intervistuar nga bashkëvendësi i tij, Zico.

Njëra nga pyetjet që iu bë fenomenit, kishte të bënte për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, pa diskutim dy futbollistët më të mirët në botë.

“Nuk mund t’i krahasojë futbollistët që janë fitues të Topit të Artë në vitet e fundit. Të dy janë të jashtëzakonshëm, por Cristiano Ronaldo ka qenë më vendimtar”, tha Fenomeni