Liverpool pritet ta mund Manchesterin në merkato, ofron 100 milionë funte për këtë super lojtar

Merkato e janarit është e hapur kështu që klubet po punojnë shumë duke u përpjekur që të forcojnë skuadrat e tyre për gjysmën e dytë të sezonit, shkruan Gazeta Blic 

Liverpool pritet të mundë Manchester Unitedin për nënshkrimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Christian Pulisic, pasi që është i gatshëm të ofrojë  100 milionë funte,por transferimi mund të presë deri në verë, sipas mediave britanike.

Pulisic u bashkua me Dortmundin nga PA Classics në vitin 2015 dhe tani është  një nga futbollistët më emocionues në futbollin Evropian.

 

 

19-vjeçari tani është pjesë e rëndësishme e njëmbëdhjetëshe të Peter Stoger, dhe ka bërë 23 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa ai gjithashtu ka shënuar 9 gola në 20 paraqitjet  e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Potenciali i tij ka tërhequr interes të madh nga Premier League pasi javën e kaluar thuhej se Manchester United i ishte bashkuar garës  për të nënshkruar me adoleshentin e talentuar.

Jurgen Klopp ka qenë një tifoz  i lojtarit ndërsa ai i dha Pulisicit debutimin e tij gjatë kohës së tij në Dortmund dhe duket se shefi i Liverpool është i prirur për një ribashkim në Anfield.

Megjithatë mediat angleze thonë sot se Liverpool pritet të fitojë garën për nënshkrimin e Pulisic.

Nëse ky transferim ndodhë Liverpool do ta thyente rekordin e transferimeve në Premier League.