Klopp vjen me një deklaratë bombastike, tregon se e ka refuzuar klubin e madh të Premirligës

Jurgen Klopp ka pohuar se e kishte hedhur poshtë mundësinë për ta pasuar David Moyesin si trajneri i Manchester Unitedit, para se ta merrte drejtimin e Liverpoolit.

Në një intervistë me ish-lojtarin e Liverpoolit, Phil Thompson në Sky Sports, Klopp tha se drejtuesit e “Djajve të kuq” e kishin kontraktuar për t’ia besuar rolin e trajnerit të Manchester Unitedit, para se ta emëronin Louis van Gaalin për sezonin 2014-15.

“Po, ata shfaqen interesim – Manchester Unitedi, po. Ata u interesuan por nuk ndjeva se ishte gjëja e duhur. Shumë klube me telefonuan, por thosha: ‘Jo, nuk ka shanse, më duhet të pushoj’.