Erdhi si yll te Reali, por s’po e lë Zidane të luaj

Mos inkuadrimi i Dani Ceballos te Reali po llogaritet si një nga gabimet e Zinedine Zidane këtë edicion.

Talenti spanjoll u transferua për 18 milionë euro nga Betis në verë, por trajneri francez nuk po i beson fare atij.

Në vetëm dy ndeshje Ceballos ka qenë startues, anipse në dy ndeshjet kishte paraqitje të mira, Zizu nuk i ka garantuar asnjëherë më vend titullari. Vetëm 186 minuta lojë kanë qenë të rezervuara për mesfushorin e ri spanjoll gjatë tërë këtij edicioni.

Madje Ceballos nuk është ftuare fare nga Zidane në tri ndeshjet e fundit duke shtuar zërat se ai mund të braktisë Realin pas vetëm pak muajsh të kaluar te kjo skuadër.