‘Bomba’ e merkatos/ Milan pranë transferimit të golashënuesit të Serie A

Gazeta italiane ‘Tuttosport’, ka lëshuar ‘bombën’ e merkatos, duke shkruar se Milan është shumë pranë transferimit të krye golashënuesit të vitit të kaluar në Serie A, Edin Dzeko.

Boshnjaku sipas kësaj gazete do të transferohet verën e ardhshme në Milano.

Dzeko nuk është në ritmet e vitit të kaluar këtë sezon ku ka shënuar vetëm 9 gola në 20 ndeshje.

Në sezonin e kaluar ai shënoi 29 gola.