“S’ka lindur ende ai futbollist që të më largojë nga Barcelona”

Ardhja e Phlippe Coutinho te skuadra e Barcelonës ka lindur shumë pikëpytje në lidhje me përfshirjen e tij në formacionin bazë tek një ekip që po dominon në La Liga dhe Europë. Janë të shumtë ata që mendojnë se ky transferim do të thotë se legjenda Andres Iniesta do të jetë i sakrifikuari dhe se në moshën 33-vjeçare do të largohet nga skuadra “blaugrana” në fund të këtij sezoni. Por krejt të kundërtën mendon Iniesta, i cili përdor tonë të ashpra kur bëhet fjalë për spostimin e tij.

Philippe Coutinho gjate prezantimit te Barcelona

Mesfushori spanjoll, në një intervistë për mediat iberike, shprehet: “Nuk besoj se ardhja e Coutinho do të më largojë mua nga ky ekip. Nuk ka për të ndodhur kurrë që një lojtar të më largojë dhe të më nxjerrë me shkelma nga ky klub, ai lojtar nuk ka lindur ende. Mosha ime 33-vjeçare nuk është një problem për lojën time. Coutinho ka ardhur këtu për të na ndihmuar dhe për të arritur objektiva tona, është një plus i madh për ne”, tha Andres Iniesta, një legjendë e Barcelonës.