Ronaldo po largohet nga Real Madrid, nis bisedimet me gjigantin evropian

Agjenti i Ronaldos ka nisur bisedimet me PSG-në për një transferim të mundshëm në Francë në vitin 2018.

E ardhmja e portugezit, Cristiano Ronaldo, duket gjithnjë e më larg Real Madridit.

Sipas asaj që raporton Don Balon, agjenti i pesë herë më të mirit në botë, Jorge Mendes, tashmë ka nisur bisedimet me Paris Saint Germainin.

Sipas Don Balon, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet për shkak të Neymarit. Ai nuk dëshiron të jetë në Madridi nëse klubi spanjoll vendos ta blejë brazilianin verën e ardhshme.

Raportohet se bisedimet mes Mendes dhe gjigantit të Ligue 1 janë duke përparuar në mënyrë të shpejtë.

Përveç Realit, raportohet se edhe Man United është hedhur në sulm për Neymarin madje “Le10Sport”, shkon aq larg sa që raporton se “Djajtë e Kuq” do të bëjnë goditjen e shekullit, duke ofruar 500 milionë euro për 25 vjeçarin.