Mourinho thyen heshtjen për Alexis Sanchez

Jose Mourinho e ka përshkruar Alexis Sanchez si një futbollist fenomenaj, ndërkohë që beteja mes klubeve të Manchester dhe Arsenal sa vjen e nxehet gjithmonë e më shumë. Arsenal kërkon £35milionë për Sanchez, shumë të cilën Mourinho është i gatshëm ta plotësojë këtë muaj, më mirë se të presë deri në merkaton e verës. “Në nivel të përgjithshëm, ajo që mund të them është se unë, drejtuesit e Manchester United dhe pronarët nuk besojmë shumë te merkato janarit. Nuk besojmë te blerja e një futbollisti, vetëm sa për të blerë një futbollist. Nuk besojmë në këtë gjë. Ajo që besojmë është se ekzistojnë disa lojtarë në botën e futbollit, të cilët, nëse e ke shansin që t’i blesh në janar, mars apo korrik, duhet të tentosh me çdo kusht”, u shpreh Mourinho.

Rezultate imazhesh për mourinho alexis sanchez

“Por në lidhje me Alexis Sanchez, nuk mund të them asnjë fjalë, e vetmja fjalë që mund të them është se ai është një futbollist fenomenal, përveç se është një lojtar i Arsenal dhe ndjej se nuk duhet të them asgjë më shumë se kaq”, deklaroi Mourinho. Fjalë këto të “Special One” në tentativë për të joshur dhe tunduar yllin e “Topçinjve” që të bashkohet me “Djajtë e Kuq”, në këtë garë, që dy ekipet e Manchester kanë nisur me Arsenal, për të siguruar shërbimet e kilenit.