Lë ndeshjen për të parë Juve-Inter, futbollisti rus rrezikon përjashtimin

Ndeshja Juventus-Inter është një klasike e Serisë A, një takim që nuk duhet humbur për ta pare për asnjë arsye. Kjo gjë vlen edhe për Pavel Pogrebnyak, sulmuesin 34-vjeçar të skuadrës së Dinamo Moskë. Agjensia e lajmeve TASS, bën me dije se klubi ka nisur një hetim në lidhje me sjelljen e lojtarit, që ka thyer rregulloren e brendshme. Por çfarë ka ndodhur?

Ai nuk ka luajtur në ndeshjen ndaj Anzhi dhe ka përfituar nga rasti për të shkuar në Torino, për të parë takimin e luajtur më datën 9 dhjetor. Ky veprim rrezikon të ketë pasoja të rënda për futbollistin, që tashmë nuk i ka marrëdhëniet e mira me klubin e tij. Trajneri Chcochlov nuk e përfshin më në formacion dhe rrezikon të përjashtohet nga skuadra që në janar.

Dinamo Moskova, “Hasta” olduğu gerekçesiyle izin alan Pogrebnyak’ın Juventus – Inter maçından fotoğraf paylaşması üzerine harekete geçti.

📌 Rus kulübü sözleşme şartları ve iş ahlakını ihlal ettiği için Pogrebnyak’tan ileriye yönelik 20 milyon euro tazminat almanın peşinde.