Tri skuadra të mëdha evropiane refuzojnë Agueron

Agjenti i sulmuesit argjentinas, Sergio Agueros, ka testuar terrenin mbi mundësinë e largimit të klientit të tij nga Manchester City.

Sulmuesi, 29-vjeçar, është i lodhur nga marrëdhëniet e tij të vështira me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.Kështu, Aguero nuk e sheh një të ardhme për veten e tij me klubin anglez, pasi klubi po shikon edhe afrimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Aguero tani është duke eksploruar opsionet e largimit nga Etihad, por ka marrë pak inkurajim.Në të vërtetë, thuhet se tri klubet e mëdha evropiane e kanë refuzuar atë – Real Madridi, Interi dhe Milani.

Të tre klubet janë në treg për një sulmues të ri – por kushtet personale të Agueros janë thjesht shumë të larta dhe nuk ua lejojnë transferimin e tij.Nëse Aguero do të largohet nga City, ai do të duhet të heqë dorë nga kërkesat e tij të larta për pagë.