Arrihet marrëveshja, ja kur zhvillohet super-meçi

Kampioni i botës në peshat e rënda Deontay Wilder do të mbrojë titullin më 3 mars ndaj kubanezit Luis Ortiz.

Lajmi ende nuk është zyrtar, por mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen për të kryqëzuar dorezat në Booklyn, në një përballje mes dy ikonash të peshave të rënda.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, me Wilder që numëron 39 fitore (38 me KO), ndërsa Ortiz ka 28 fitore (24 me KO).Për amerikanin kjo përballje është e rëndësishme në rrugën për të dueluar Joshua dhe unifikuar titujt në peshat e rënda, pasi nëse humbet nuk ka më asnjë shans që të ndodhë sfida me britanikun.

Wilder është kampion bote i kategorisë WBO dhe do të ketë një test të vështirë ndaj Ortiz, ndërkohë që ka refuzuar një përballje me Dillian White (ne shkurt).“Prit në telefon se do të të jap lajmin. Jam i bekuar që do të përballem me ty dhe do të të jap një mundësi të artë për të kërkuar titullin”, tha Wilder për mediat, ndërkohë që javën e ardhshme pritet që kjo sfidë për titullin kampion në peshat e rënda të zyrtarizohet nga të dy boksierët e pamposhtur.