Vazquez tregon pse Ronaldo e festoi golin e finales me atë

Real Madridi fitoi ndaj Gremios me rezultat 1-0 në finale të Kupës së Botës për Klube.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Cristiano Ronaldo. Portugezi zakonisht ka festimet e tij tradicionale, por këtë herë habiti të gjithë duke vrapuar drejt bankës rezervë, më saktësisht në krahët e Lucas Vazquez.Nuk është diçka e madhe, por e mjaftueshme që tifozët të bëjnë pyetje.

Për këtë u pyet edhe Vazquez pas ndeshjes, i cili shpjegoi të gjithën.

“I thash Cristianos se ai do të shënonte dhe kjo është arsyeja pse ai vrapoi drejt meje”, tha spanjolli.

Duket se CR7 dhe Vazquez e kalojnë mirë mes vete dhe për këtë kemi disa shembuj më poshtë