Modric dëshiron të pensionohet tek ky klub

Luka Modric ka thënë se dëshiron që të pensionohet te Real Madridi.

“Nënshkrimi për Real Madridin ishte një ëndërr e realizuar”, tha ai për Codero-n.

“Nuk ka shumë lojtarë që kanë arritur të pensionohen këtu, por do të shohim se çfarë ndodhë me mua”.

“Ëndrra ime është që të pensionohem këtu, por gjërat ndryshojnë shpejtë në futboll”, shtoi mes tjerash kroati.