Mesfushori i ri i kombëtares shqiptare kërkohet nga skuadrat e La ligës

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kamer Qaka, duket se do të largohet nga skuadra e tij rumune CSM Politehnica Iași, gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi ka marrë oferta nga disa skuadra evropiane.

Presidenti i klubit, CSM Politehnica Iași, Adrian Ambrosie, ka njoftuar se do të ketë largime nga skuadra e tij gjatë janarit, në mesin e të cilave përmendet edhe emri i Qakës.

Qaka, i cili debutoi në nëntor për Kombëtaren e Shqipërisë në një ndeshje miqësore ndaj Turqisë.

Pejani kërkohet në Spanjë, Itali dhe Portugali.

“Për Kamer Qakën kemi marrë disa oferta nga Portugalia, Spanja, Italia dhe romania”, ka thënë Ambroise.