Legjenda braziliane Rivaldo tregon se a do te shkoj Neymar te Real Madrid?!

Një nga legjendat e futbollit brazilian, Rivaldo, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Neymarit te Real Madridi.

Neymar u largua nga BArcelona te gjiganti francez, PSG, për shumë rekorde 222 milionë euro në gusht, por braziliani vazhdon të lidhet me Realin.

Kapiteni i Realit më parë ka insistuar se Neymari do të mirëpritej në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, përderisa Florentino Perez vazhdoi t’i shtonte spekulimet kur tha se ylli i PSG-së do të kishte gjasa më të mëdha për të fituar Topin e Artë te Reali.

Tash, këtyre spekulimeve u shtohet edhe deklarata e Rivaldos.

“Kurrë nuk i dihet çka mund të ndodhë në futboll”, thekson Riavldo.

Neymar përfundoi në pozitën e tretë në garën për Topin e Artë sivjet.

Sipas Rivaldos, Ronaldo e fitoi Topin e Artë këtë vit për shkak se ai e meritoi, ndërsa thotë se do të ishte më sfiduese për Messin dhe Ronaldon nëse do të kishte edhe një konkurrent të ri për top trofeun individual