Jose Mourinho arsyeton turpërimin nga skuadra e Championship

Manchester United ka pësuar humbje të papritur në Carabao Cup.

Djajtë e Kuq kanë humbur si mysafirë të skuadrës së Championshipit Bristol Cityt me rezultat 2-1.

Jose Mourinho u mposht nga Lee Johnson

Pas kësaj ka folur trajneri portugez i ekipit nga qyteti i Manqesterit, Jose Mourinho, i cili ka arsyetuar humbjen me faktin se vendasit ishin me fat.

“Ata fituan ndeshjen në çastin kur të gjithë prisnin të shënonim gol. Ne kishim dy raste të mira në pjesën e parë. Por, ata luajtën shkëlqyeshëm dhe luftuan sikurse të ishte nata më e madhe e jetës së tyre dhe ndoshta ishte. Nuk dua që të them se ata ishin me fat”.

“Gjëja më e rëndësishme është se një ekip nga Championship mundi Manchester Unitedin. Në gjysmën e parë na mungonte intensiteti. Dhe kur them intensitet, dua të them jo vetëm fizikisht, por mentalisht. Për disa prej nesh ishte si një ditë tjetër në zyre, ndoshta disa prej tyre as nuk kam dashur të dalin sot në zyrë. Për djemtë e Bristolit ishte një ditë e madhe dhe kjo u pa në fushë”, tha Mourinho.

Pas kësaj, Bristol City në gjysmëfinale të kësaj gare angleze do të takohet me rivalin lokal të Unitedit, Manchester Cityn.

Ndryshe, United gjatë fundjavës do të ketë punë të vështirë në ligën elitare angleze pasi që do të jetë mysafirë i Leicester Cityt.