Alarmohet Real Madridi, Mbappe thotë se pas 2 viteve mund të mos jetë në PSG

Kylian Mbappe ka sugjeruar se mund të mos jetë pjesë e Paris Saint-Germain për kohë të gjatë, duke e pranuar se nuk e di se ku do të luajë futboll pas dy viteve.
Sulmuesi adoleshent shpërtheu me skuadrën e Monacos duke e fituar kampionatin e Francës dhe arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, fushatë gjatë të cilës i shënoi 26 gola në 44 ndeshje, transmeton Express.

Performancat e tij të shkëlqyera në vazhdimësi bën që PSG-ja të arrijë marrëveshje për të me Monacon në formë huazimi fillestar, i cili do të bëhet marrëveshje e përhershme në vlerë 180 milionë euro në fund të sezonit.

Por, francezi e pranon se nuk e di të ardhmen, midis spekulimeve se Real Madridi e synon atë.

“Kisha plane për karrierën time, por meqë asgjë nuk ka ndodhur siç kam planifikuar dhe jam duke bërë shumë më mirë se që e kam imagjinuar para disa muajve, është vështirë të planifikosh”, ka thënë Mbappe.

Ai ka shtuar: “Ku do të jem pas dy viteve? Sinqerisht, nuk e di