Zbulohet arsyeja pse Allegri nuk po e preferon Dybalan

Paulo Dybala nuk po kalon një sezon të mirë te Juventusi, duke humbur kështu edhe vendin e titullarit. Argjentinasi ka disa ndeshje që është ulur në stol nga trajneri Allegri dhe mesa duket mediat italiane kanë zbuluar arsyen për këtë gjë.

Sipas tyre, arsyeja ka të bëjë me vendosjen e vëllait të tij, Mariano, si agjent të lojtarit. Gjithçka filloi kur vëllai i tij pati një takim me drejtuesit e PSG-së, ku ai i ofroi shërbimet e Dybalas për verën e ardhshme.

Menjëherë pas atij takimi ka ndryshuar edhe mënyra e stërvitjes së Dybalas.

Stafi i bardhezinjve ankohet se ai nuk stërvitet më si më parë dhe kjo ka bërë që ai të humbasë edhe besimin e trajnerit.