Super ylli i Realit: Nëse iu e merrni Hazardin, unë largohem

Pas një pauze me shumë se një vjeçare, mediat spanjolle njëzëri raportojnë se Real Madridi do të rikthete me transferime bombarduese në merkaton e janarit.

Njëri nga emrat më të nxehtë është edhe mesfushori sulmues i Chelseat Eden Hazard i cili asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’, raporton ‘Diario Gol’.

Por jo të gjithë janë të kënaqur me mundësin e realizimit të këtij operacioni. Në fakt, është mesfushori i talentuar spanj0ll Marco Asensio ai i cili sipas burimeve të ‘Diario Gol’ ka deklaruar hapur para drejtuesv se nëse belgu zbarkon në ‘Bernabeu’ ai do të largohet menjëherë.

Kujtojmë se Asensio po kërkohet me ngulm nga Manchester United.