Këto tri super klube e duan Iscon, ky i fundit po pret sinjal nga Real Madrid

Agjentët e mesfushorit te Real Madridit, Isco, në tavolinën e tyre kanë tri oferta çmendura Sipas mediave spanjolle, Manchester City, Juventus dhe PSG janë të interesuara për spanjollin.

Isco akoma duhet ta bindë trajnerin Zinedine Zidane për një vend në formacionin bazë. Spanjolli është nën presionin e bashkëlojtarit të tij të ngushtë Marco Asensio dhe rikthimi i Gareth Bale nga lëndimet, e bën edhe më të ‘nxehtë’ konkurrencën në pozitën e Isco-s.

Në rast se spanjolli nuk do t’ia del të sigurojë një vend bazë në formacionin e ‘Los Blancos’, atëherë mbetet i hapur largimi i reprezentuesit spanjoll nga ‘Bernabeu’. Kampionët evropian janë shumë të vetëdijshëm për kontaktet e agjentëve të Isco-s me klubet e interesuara për të. Siç raportohet, City, Juve e PSG janë gati të mbushin arkën e Realit për ta blerë Isco-n