KB Bashkimit i mohohet shkuarja në Bullgari, arsyeja është qesharake!

Bashkimi nuk do të udhëtojë në Bullgari për ndeshjen me Rilskin në kuadër të Ligës Ballkanike.

Vonesa për pajisje me viza të basketbollistëve kosovarë është arsyeja e shtyrjes së këtij takimi.

Ky problem administrativ bën që prizrenasit të mos zhvillojnë ndeshjen e fundit për këtë vit në ligën ballkanike.

Në fillim të këtij muaji, Bashkimi u takua me Rilskin në Prizren, ndeshje që u fitua lehtë nga skuadra bullgare.

Prizrenasit renditen të parafundit në tabelë me 7 pikë pas pesë ndeshjesh.

Bashkimi është skuadra e vetme kosovare në edicionin e sivjetmë të Ligës Ballkanike.