Guardiola intersohet për lojtarin që e përzuri Manchester United

Manchester City ka bërë gati 40 milionë funte, më shumë se 45 milionë euro për Wilfried Zaha.

Sipas Daily Mirror, Manchester City ka hyrë seriozisht në garë për ta transferuar anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, që pritet të kushtojë 40 milionë funte.

Zaha, që bëri vetëm katër paraqitje në të gjitha garat për Manchester United, ka zgjuar interesimin edhe të Arsenalit e Chelseat.

Zaha u ble nga Alex Ferguson si një lojtar me të ardhme të ndritur, por erdhi në “Old Trafford” në momentin e pensionimit të legjendës së “Djajve të Kuq” dhe nuk pati mundësi asnjëherë t’i tregojë vlerat me trajnerët tjerë që ishin në presion të rezultateve dhe nuk gjenin hapësirë për një lojtar të ri si Zaha.

Sido që të jetë, prioriteti i Man City është Alexis Sanchez, por nëse Guardiola dështon të transferojë sulmuesin e Arsenalit, atëherë Zaha mund ta veshë fanellën e rivalit të përbetuar të Man United.