80 milionë euro për yllin e Real Madrid

PSG dhe Manchester City janë dy ekipe që mund t’ia lejojnë vetes së tyre shpenzimet e mëdha në merkato.

Dy klubet me pronarë arabë kanë vendosur në objektiv të njëjtin lojtar për përforcimin e ekipeve të tyre.

Sipas “Don Balon”, si klubi francez ashtu edhe ai anglez duan që të kenë në gjirin e tyre Iscon e Real Madridit.

Me rikuperimin e Gareth Bale, spanjolli sheh që t’i reduktohen hapësirat në Madrid dhe për këtë arsye mund të kërkojë largimin.

Për spanjollin dy ekipet mendojnë të ofrojnë deri në 80 milionë euro.