Mourinho kerkon mesfushorin e Realit

 

Zhoze Murinjo kërkon Mateo Kovaçiç dhe besohet të ketë përgatitur një ofertë prej 27 milionë sterlinash (30 mln euro). Lajmin e bëri të ditur ditën e djeshme e përditshmja britanike “The Mirror”, sipas së cilës trajneri portugez ka vendosur në shënjestër 23-vjeçarin kroat për të përforcuar repartin e mesfushës.

Pogba, blerja rekord e “Djajve të Kuq”, po dëmtohet vazhdimisht këtë sezon, duke e detyruar teknikun të ndryshojë tërësisht stilin e lojës dhe Kovaçiç shihet si alternativa Kroati ideale, pasi ka karakteristika të ngjashme me francezin.